Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, ka zhvilluar një takim pune me Bordin e drejtorëve të BERZHI-t të shoqëruar nga Anton Kobakov drejtor i BERZH-it në Kosovë. Me këtë rast ministri Ismaili ka falënderuar delegacionin e BERZH-it për përkrahjen e vazhdueshme që BERZH po i jep Kosovës.
Ndërkaq, delegacioni është informuar mbi gjendjen aktuale në fushën e energjisë dhe minierave me fokus është diskutuar rëndësia e investimeve në këta sektor, të cilët si të tillë janë edhe bartës të zhvillimit ekonomik.
“ Është shumë e rëndësishme të ndërtohen kapacitete të reja gjeneruese bazuar në resurset natyrore që kemi si Kosovë “ , por jo vetëm, edhe investimi në kapitalin njerëzor është shumë i rëndësishëm dhe konsiderohet si investim me normën e lartë të kthimit dhe që ka benefite afatgjata për vendin”, tha Ismajli.
Me këtë rast ministri Ismajli po ashtu ka pohuar se tashmë Kosova ka planifikuar projekte serioze që pritet të përshpejtojnë hapin në zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjithashtu, ministri Ismajli ka informuar përfaqësuesit e BERZH-it, për projektet që MZHE po realizon në fushën e Efiçiencës së Energjisë, të cilat janë në realizim, projekte këto që do të mundësojnë kursim më të madh të energjisë elektrike.
Ndërsa përfaqësuesit e KEDS-it, kanë pohuar se si kompani e re në treg ndërmjet KEK-ut dhe konsumatorit është në fillim të zbatimit të planit për distribuim më të mirë dhe kujdes me të shtuar ndaj konsumatorëve .
Ndërkaq, Bordi i Drejtorëve të BERZH-it, së bashku me drejtorin e BERZH-it në Kosovë janë zotuar që do të ofrojnë mbështetje financiare edhe në të ardhmen për projekte kapitale të cilat në formë direkte ndikojnë jo vetëm në zhvillim ekonomik të vendit por edhe në përmirësimin e klimës së investimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Mercom Company dhe sekreti pas transformimit mahnitës të Hotel Shëngjinit
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh