LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i familjeve me asistencë sociale

Rritet numri i familjeve me asistencë sociale

Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në tremujorin e 2014-ës ishte 29.538 familje, me gjithsej 121.833 anëtarë. Numri më i madh i familjeve përfituese nga kjo skemë, ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,047 familje. Krahasuar me tremujorin e 2013, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, është më i madh për 211 familje ose shprehur në përqindje 0.7%.

Kështu thuhet në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) “Statistikat e Mirëqenies Sociale për TM3 2014”, i cili ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemat e pensioneve, skemën e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, për shtëpitë për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare.

Sipas këtij publikimi, numri i përfituesve nga pensionet bazë në TM3 2014, ishte 122.363. Krahasuar me TM3 2013, numri i përfituesve nga pensionet bazë është rritur për 6,148 ose shprehur në përqindje 5.3%.


Ndërsa numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese në TM3 2014 ishte 37,979, e që krahasuar me TM3 2013 numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese, është rritur për 2,140 ose shprehur në përqindje 5.9 për qind.

Kurse, në këtë publikim thuhet se numri i fëmijëve të braktisur në TM3 2014 ishte dhjetë, e që krahasuar me TM3 2013, numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël për shtatë, ose shprehur në përqindje 41 për qind. /Telegrafi/