Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me Njësitin Kundër Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kanë ndërmarrë mbrëmë një aksion për të konstatuar gjendjen në të cilën operojnë kazinot dhe bastoret në qytet.
Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, pas vizitave të paparalajmëruara, Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunimet me institucionet tjera ka konstatuar se 52 lokale të kazinove dhe bastoreve nuk janë në përputhshmëri me ligjet në fuqi në pikat ku operojnë, meqë rast i ka mbyllur ato.
Drejtori i Inspeksionit, Selver Xhelili ka thënë se këto lokale do të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm nga inspektorët e komunës dhe policia dhe se çdo hapje e tyre pa i plotësuar kushtet ligjore përbënë vepër penale.
“Drejtoria e Inspeksionit i ka mbyllur këto pika dhe çdo hapje e tyre pa i prmbush kushtet, do të ndiqen penalisht. Në bashkëpunim me policinë, do të ketë kontrolla të vazhdueshme dhe do të monitorohen edhe në orët e mbrëmjes këto lokale. Komuna do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë ku lejohet të jepet pëlqimi, por do të jemi të pakompromis dhe nuk do të tolerojmë dhe nuk do të jepen pëlqime për këto lokale afër shkollave dhe institucioneve”, ka thënë Xhelili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Mercom Company dhe sekreti pas transformimit mahnitës të Hotel Shëngjinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh