LAJMI I FUNDIT:

Përfundon zgjerimi i rrugës në pikën kufitar në Vërmicë

Përfundon zgjerimi i rrugës në pikën kufitar në Vërmicë

Sot do të mbahet ceremonia e përfundimit të projektit për zgjerim të rrugës në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri i Financave, Besim Beqaj, ministri i Infarstruktures, Fehmi Mujota, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda, drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci. /Telegrafi/