Ministria e Infrastrukturës i ka rehatuar 14 kompani në tenderin 9.1 milionë euro për mirëmbajtjen dimërore dhe atë verore të rrugëve.
Kjo ministri e ka ndarë tenderin në 14 llote-pjesë, dhe për secilën pjesë ka rekomanduar për kontratë kompani të ndryshme.
Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se për këtë tender janë dorëzuar 33 oferta. Prej tyre në 14 llotet e këtij tenderi kanë qenë të përgjegjshme vetëm 15 oferta.
Pra, në 13 llote nuk ka pasur konkurrencë dhe Ministria i ka rekomanduar për kontratë, edhe pse ka qenë vetëm një ofertues i përgjegjshëm. Vetëm në një prej lloteve kanë qenë dy ofertues.
Ndërkaq, neni 32 i Ligjit të Prokurimit Publik kërkon që tenderi të anulohet nëse pranohen më pak se dy oferta për një tender, shkruan Koha Ditore.
“Nëse gjatë zbatimit të procedurave të prokurimit pranohem më pak se dy tenderë të përgjegjshëm ose kur është e zbatueshme, kërkesa për pjesëmarrje, autoriteti kontraktues duhet të anulojë aktivitetin e prokurimit”, thuhet në paragrafin e katër të nenit 32.
Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL ka thënë për gazetën se Ministria e Infrastrukturës ka “humbur kredibilitetin”.
Ai ka thënë se kjo ministri është dashur që të anulojë këtë tender sepse bie ndesh me ligjin e prokurimit.
“Ministria e Infrastrukturës e ka humbur çdo kredibilitet dhe besimin që kjo ministri mund të nisë e përfundojë një tender pa afera korruptuese dhe pa keqpërdorimin e pozitës zyrtare nga zyrtarët e saj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh