LAJMI I FUNDIT:

Nuk kompensohen dëmet e vërshimeve

Nuk kompensohen dëmet e vërshimeve

Shiu i fuqishëm që ra në të gjithë Kosovën para disa muajve nuk la pas vetes edhe shumë bereqet. Ai u ka shkaktuar komunave dëme të mëdha. Për aq ditë sa ra shiu nxori në pah problemet që kanë komunat e Kosovës me infrastrukturën. Kanalizimet morën rrugët, ndërkaq komunikacioni u bllokua i tëri. Ky shi shkaktoi dëme edhe në kulturat bujqësore anë e mbanë Kosovës.

Mirëpo disa nga komunat e Kosovës kanë filluar të ankohen për moskompenzimin e dëmeve nga Qeveria e Kosovës. Ndonëse dëmet ishin vlerësuar mijëra euro nga shiu i rrëmbyeshëm që goditi Gjilanin ende asnjë cent nuk është lëshuar për këtë.

Halit Rexhepi nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka thënë për mediat lokale se komuna e Gjilanit e ka kryer punën e saj dhe dosjen e dëmeve e ka dorëzuar në Qeveri, shkruan Tribuna.


Por mjetet lidhur me këtë dëmshpërblim sipas Rexhepit ende nuk janë askund. Ndërsa sipas kryetarit të kësaj komune, Lutfi Haziri dëmet nga vërshimet e fundit llogaritën të jenë mjaft të mëdha. Haziri në një prononcim për Tribunën ka thënë se raporti për dëmet është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës para disa muajve dhe priten kompensimet për këtë. /Telegrafi/