Kryesuar nga Ministri Ferid Agani, në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit. Në këtë takim, u raportua dhe u diskutua për ecurinë gati tetëmbëdhjetë mujore të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili hyri në fuqi më 22 maj të vitit 2013.
Në këtë takim u theksuar fakti se përkundër shkeljeve të ligjit nga subjekte dhe individë të ndryshëm, është inkurajues fakti që gjykatat në Kosovë kanë filluar të shqiptojnë dënimet për rastet e dërguara në gjykata nga inspektoratet dhe vetëm ditët e fundit, gjykatat kanë dënuar me nga 500 euro pesë subjekte të ndryshme afariste për shkelje të Ligjit për Kontrollit të duhanit, derisa për ditët në vijim, janë konfirmuar seancat në të cilat do të shqyrtohen edhe disa lëndë të tjera të dërguar nga Inspektoratet.
Inspektorati Sanitar raportoi se vetëm në dy javët e fundit janë kryer 150 inspektime, derisa gjatë ditës së sotme inspektimet kanë vazhduar në komunat Suharekë, Malishevë dhe Rahovec.
Gjatë ditëve të ardhshme, u paralajmëruan inspektime të shoqëruara me përkrahjen e Policisë në lokalet e ndryshme në të cilat ligji shkelet sidomos në orët e vona.
Në këtë takim për inspektimet dhe punën e tyre kanë raportuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kryer 426 inspektime , prej të cilave 49 tematike, si dhe subjektet të tjera qeveritare, sikurse edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku ndër të tjera përfaqësuesit e KADC-së, kanë prezantuar të dhënat preliminare nga monitorimi i zbatimit të ligjit në 7 rajone të Kosovës, në rreth 700 objekte dhe subjekte të ndryshme. Rezultatet e këtij hulumtimi, u bë e ditur se do të prezantohen ditët në vijim për publikun.
Në këtë takim, gjithashtu, janë përcaktuar edhe një sërë veprimesh nga subjekte të ndryshme qeveritarë dhe jo-qeveritarë që do të ndërmerren në vijim, me qëllim që zbatimi i ligjit të fuqizohet, ndërsa shkelësit të dërgohen në gjykata, veprimet e të cilave së fundi, u vlerësuan inkurajuese në ndëshkimin e shkelësve të ligjit.
Anëtarët e Këshillit kanë kërkuar nga subjektet zbatuese të këtij ligji që të vazhdohet me masa të edukimit publik, përforcim të inspektimeve dhe vizitave monitoruese, përfundimin e akteve nënligjore dhe shqiptim të dënimeve për shkelësit e ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh