LAJMI I FUNDIT:

Po e shohin, por s’guxojnë të flasin: Meka po shkatërrohet, po bëhet destinacion i qendrave tregtare dhe hoteleve!

Po e shohin, por s’guxojnë të flasin: Meka po shkatërrohet, po bëhet destinacion i qendrave tregtare dhe hoteleve!

Meka, vendi më i madh dhe më i shenjtë i pelegrinazheve myslimanë në mbarë botën, sepse besohet se aty lindi profeti Muhamed, së shpejti mund të zhduket si e tillë, duke u mbuluar nga mermerët e pallatit të ri mbretëror.

Ky është një projekt me vlerë multi-miliardësh, si rezultat i të cilës mund të shkatërrohen qindra monumenteve historike, transmeton Telegrafi.

Projekti i quajtur “Zgjerimi i Xhamisë së Madhe (el-Mesxhid el-Haram), xhaminë më të madhe në botë, e cila është vizituar nga miliona pelegrinë, çdo vit gjatë Haxhit, filloi disa vite më parë.


Sipas vlerësimeve të institutit Gulf, tanimë janë shkatërruar 95 për qind e ndërtesave në Mekë, të cilat ishin ndërtuar një mijë vjet më parë dhe u zëvendësuan me hotele luksoze, apartamente dhe qendrat tregtare.

Javën e kaluar, për shembull, u shkatërruan disa shtylla, gjysmë shekulli të vjetra, përkatësisht të kohës së Perandorisë Osmane, të cilat janë të vendosura në vendin e nisjes së Profetit për në qiell.

Meka, përndryshe, vendi i shenjtë i myslimanëve, sepse, sipas traditës, aty ka lindur profeti Muhamed, ndërsa gjendet edhe Qabeja, e ndërtuar nga graniti i zi prej Profetit Ibrahim.

Irfan Alawi, nga Fondacioni i Kërkimeve të Trashëgimisë Islame me seli në Londër, pohon se deri në fund të vitit, ka të ngjarë të zhduket edhe shtëpia e Mawild-it, ku besohet se ka lindur Profeti Muhamed, në vitin 570.

Për gjithë këtë po fajësohet mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, kujdestari formal i Xhamisë së Madhe, për të cilën po ndërtohet një pallat i ri, që do ta shfrytëzoj vetëm si rezidencë pune. Pallati i ri do të jetë pesë herë më i madh se aktuali.

Britanikja The Indepedent vlerëson se gjithkush po e sheh se çfarë po ndodh, por nuk guxojnë të flasin publikisht.

Në mbrojtje të shkatërrimit të ndërtesave historike, kohët e fundit nuk reagoi as Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz bin Abdullah el-Sheikh, i cili tha se rrënimi është i nevojshëm dhe se njerëzit duhet të jenë mirënjohës ndaj qeverisë, e cila po kryen këto investime, me arsyetimin se kjo rrit kapacitetin e Xhamisë së Madhe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Murati: Pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit

Murati: Pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit

Ekonomi
Kalo në kategori