LAJMI I FUNDIT:

200 milionë euro në vit, i djegim në duhan

200 milionë euro në vit, i djegim në duhan

Gjatë këtij viti, në Kosovë kanë hyrë 2 mijë e 400 tonelata duhan. Mesatarja e importit të duhanit që hyn në Kosovë për një vit, është rreth 3 mijë e 500 tonelata.

Në bazë të këtyre statistikave del se qytetarët e Kosovës harxhojnë rreth 150 deri në 200 milion euro për një vit, për konsum të duhanit.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në doganat e Kosovës thekson se taksat e duhanit kalojnë shifra mjaft të mëdha. “Konsumi vjetor i vlerësuar nga doganat e Kosovës dhe kompanitë ndërkombëtare, është 3 mijë deri në 3mijë e 500 ton. Ndërkaq prej janarit deri në tetor të këtij viti,kemi pasur import 2. 400 ton duhan.Taksat e duhanit janë mjaft të larta , ku e kalojnë shifrën 100 milion euro.Vetëm gjatë kësaj periudhe të këtij viti , pra gjithsej për duhan janë shpenzuar rreth 150 milion euro”, ka shtuar Stavileci për Rel.


Ndryshe nga data 22 maj e vitit 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi.

Por ai nuk është duke u zbatuar në masë të kënaqshme, kanë deklaruar zyrtarë që merren me monitorimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Nga hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë, e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/.