LAJMI I FUNDIT:

Shteti nuk ndihmon industrinë minerare

Shteti nuk ndihmon industrinë minerare

Të dhënat e fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se industria nxjerrëse ka pasur një rënie prej 18.3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Por, edhe industria përpunuese në përgjithësi ka pasur trendë të rënies gjatë kësaj periudhe, duke shkuar në rënie 3.4 për qind, shkruan Kosova Sot.

Njohësi i çështjeve të gjeologjisë dhe minierave, Shyqyri Kelmendi, tha se edhe rënia e industrisë përpunuese dhe asaj nxjerrëse e ndajnë fatin e tërë industrisë kosovare. /Telegrafi/