LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni, kërcënimi i radhës

Inflacioni, kërcënimi i radhës

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, deklaroi javën e kaluar se është i gatshëm të blejë borxhin Sovran të vendeve anëtare.

Të dhënat që do të publikohen këtë javë, do të japin një panoramë më të qartë se sa i rrezikshëm është inflacion në ekonominë 13 trilionë euro të Eurozonës. Një Europë e ngadaltë e ka penguar të gjithë ekonominë globale gjatë viteve të fundit, ndërsa tani po kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në rënien e inflacionit në të gjithë botën.

Rënia spektakolare e çmimeve të naftës gjatë muajve të fundit do të jetë në fokusin e diskutimeve, kur ministrat e vendeve eksportuese të botës të takohen të Premten në Vjenë. Pyetja kryesore është nëse Arabia Saudite, e cila javën e kaluar sinjalizoi se është komode me çmimet e ulta të naftës, do të vazhdojë ti qendrojë kësaj ideje.


Sipas një sondazhi të realizuar nga Reuters, analistët mendojnë se inflacioni për Nëntorin do të ulet në 0.3 për qind, shumë larg objektivit prej 2 për qind të BQE. Pas disa vitesh të kursimeve, Draghi dhe të tjerë aktorë në Europë mbështesin idenë e lehtësimit të politikave fiskale për të investuar në infrastrukturë.

Por Gjermania, që mbase është i vetmi vend që mund të përballojë këto investime, është e përqëndruar në balancimin e buxhetit dhe nuk do të marrë hua, për herë të parë që nga viti 1969. Pavarësisht normave të interesit pranë zeros në ekonomitë më të mëdha të globit dhe pavarësisht se me trilionë dollarë janë hedhur në treg nga bankat qendrore, kambanat e alarmit po bien sërish për të gjithë globin. /Telegrafi/