LAJMI I FUNDIT:

Mbi 270 mijë persona në Prishtinë jetojnë me më pak se një euro në ditë

Mbi 270 mijë persona në Prishtinë jetojnë me më pak se një euro në ditë

Rreth 700 mijë persona, të cilët kanë migruar nga Kosova që nga vitet e ’90-ta, ka ndikuar drejtpërdrejtë më zbutjen e varfërisë dhe një ndihmë e madhe në mirëqenën e atyre personave.

E një prej kushteve për liberalizim të vizave, është edhe riatdhesimi, ku sipas BE-së, brenda një viti duhet të riatdhesohen 5 mijë persona, e që në Kosovë pothuajse çdo vit përmbushet kjo kuote e ndonjëherë edhe tejkalohet.

Mirëpo riatdhesimi mbetet sfidë për rritjen e varfërisë në Kosovë, pasi që sipas të dhënave që ka arritur t`i gjejë qendrës sociale në Prishtinë, janë 271 mijë persona që jetojnë me një euro në ditë e që zhvillimi ekonomik është në një përqindje mjaftë të vogël, prej 2.5 %.


Kështu u tha gjatë prezantimit të Rrjetit të Kosovës Kundër Varfërisë ku pas prezantimit të rrjetit do të organizohet edhe një debat me ç’rast KAPN do të prezantojnë analizën “Situata e të riatdhesuarve në Kosovë dhe ndikimi i saj në varfëri”.

Vehbi Mujku, pjesëtar i rrjetit dhe drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, tha se që nga viti 1990 kanë migruar 700 mijë persona, e që kjo ka bërë që në Kosovë të ulet numri i varfërisë.

Ndërsa gjatë vitit 2013, janë 5115 të riatdhesuar dhe prej tyre 2635 persona janë përfitues të skemave të ndryshme.
“Situata politike në Kosovë e cila ka mbretëruar dhe gjendja e rëndë ekonomike dhe shumë arsye tjera kanë bërë që shumë qytetarë të Kosovë, që nga 1990 e tutje ta lëshojnë Kosovën dhe ta marrin rrugën e diasporës në kërkim të fatit. Ky migrim ka qenë jo vetëm individual por edhe familjarë. Kështu që numri i personave që kanë ndërruar qëndrim konsiderohet rreth 700 mijë. Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo lëvizje ka ndikuar drejtpërdrejtë në zbutjen e varfërisë, në zgjedhjen e shumë problemeve si dhe një ndihmë e jashtëzakonshme në mirëqenie, jo vetëm të atyre që kanë migruar por edhe të familjarëve të mbetur në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se Kosova po përballet me shumë dukuri e që gjithashtu është edhe në një gjendje të vështirë ekonomike e cila po ndikon në shoqërinë tonë.

E në një situatë mjaftë të vështirë, e cila është edhe emergjente për Kosovë, është edhe largimi i qytetarëve të Kosovës, e cila vije si rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike në Kosovë.
“Një situatë e cila është pak më emergjente, Ne po përballemi me një situatë e cila është pak më emergjente po përballemi me një situatë ku shumë qytetarë tanë sot po udhëtojnë dhe po e lëshojnë Kosovën. Dhe ne së fundmi në bashkëpunim me ministrinë e punëve të brendshme ishim në një vizitë në Hungari dhe patëm shans të bisedojmë me persona të cilët merren me këtë çështje dhe kushtet të cilët ne i kemi vërejtur në ato kampe ku jetojnë qytetarët tanë të cilët në një far forme po lajthiten prej njerëzve jo të mjerueshme. Do të kërkoja edhe nga mediat që të bëjnë sa më shumë reportazhe që pas kalimit të pikës Kosovë, qëndrimi në Hungari është i tmerrshëm”, tha ai.

E Kushtrim Nreci nga departamenti për Ri-integrim në Ministrinë e punëve të brendshme tha se procesi i integrimit si proces duhet të kalojë në nivel komunal, pasi që të gjithë ata qytetarë të cilët duan të kthehen, kthehen në komunën e tyre.

Sipas tij, viteve në vazhdim, do të ketë edhe më shumë persona të cilët do të riatdhesohen. Dhe se familjaret e riatdhesuara, siç tha ai, janë më të privilegjuar. “Në bazë të raporteve dhe gjetjeve, del që gjatë viteve në vijim do ta kemi edhe një numër më të madh të kthyerve dhe do të kemi një numër që neve do të duhet të na nxë të përgatitur që të përballojmë sfidat dhe proceset që na takojnë. Sa i përket personave të riatdhesuar Kemi ankesa nga qytetarët që ne po bëjmë diskriminim pozitiv sepse një pako që ipet një familje të riatdhesuar përfshin vlerën 550 euro që një familje normale që jeton në Kosovë nuk e merr shumën 550 euro për një muaj”, tha ai. /Telegrafi/