LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi blen 140 iPad-a pa tender publik

Kuvendi blen 140 iPad-a pa tender publik

Administrata e Kuvendit ka vendosur që t’iu blejë deputetëve tabletë të fjalës së fundit të teknologjisë.

Blerjen e tabletëve, ky institucion e ka bërë nëpërmjet tenderit njëburimor, duke e eliminuar konkurrencën që është baza e ligjit të prokurimit. Kuvendi do t’i blejë 140 tabletë të tipit iPad të prodhimit amerikan “Apple”, shkruna Koha Ditore.

Kuvendi do të paguajë 111 mijë e 860 euro për tabletët së bashku me mbrojtësin dhe pajisjet përcjellëse. /Telegrafi/