LAJMI I FUNDIT:

U mbajt konferenca zhvillimi i sistemit të tregut inkluziv

U mbajt konferenca zhvillimi i sistemit të tregut inkluziv

Programi për promovimin e NVM-ve në Kosovë organizoi konferencën me temë: Zhvillimi i sistemit të tregut inkluziv. Gjatë kësaj konference u diskutua rëndësia e zhvillimit të politikave të tregut inkluziv. Kjo konferencë trajtoi politikat dhe mundësitë momentale në Kosovë për inkuadrimin e shtresave të margjinalizuara dhe shndërrimin e tyre në pjesëmarrës aktiv të ekonomisë. Për më shumë, u diskutua rreth projekteve të ardhshme për inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara në ekonomi aktive.

Programi për promovimin e NVM-ve në Kosovë – KOSME, projekt i financuar nga Agjensia Austriake për Zhvillim, Agjensia Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe i bashkë financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, organizoi konferencën me temë: Zhvillimi i sistemit të tregut inkluziv.
Qëllimi i kësaj konference ishte ngritja e vetëdijes për rëndësinë e krijimit të politikave për zhvillimin e sistemit të tregut inkluziv (IMSD). Ky është një koncept i zhvilluar nga ekspertët e projektit KOSME dhe ka për fokus inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë dhe shndërrimin e tyre në pjesëtar aktiv në ekonomi.

Kjo konferencë u hap nga Ismet Mulaj, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, i cili potencoi rëndësinë e krijimit të politikave të tilla me qëllim të mbështetjes të të gjitha shtresave të shoqërisë dhe inkuadrimit të tyre në ekonomi. Poashtu, Meijer, Drejtor për Kosovë- Swisscontact, potencoi rëndësinë e konceptit për inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë. Për më shumë, Meijer shpjegoi aplikimin e këtij koncepti në disa ekonomi tjera.


Pjesëmarrës të kësaj konference ishin përfaqësues të organizatave donatore, shoqatave të biznesit dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Përderisa, pjesëtar të panelit diskutues ishin: znj. Dolly Wittberger, Konsulente e KOSME dhe eksperte për çështje gjinore; Valdrin Lluka, Drejtues gjeneral i KIESA, Rexhep Ilazi nga projekti EMPOWER/ USAID dhe Besmir Salihu, Drejtues i Qendrës Regjionale të Punësimit në Mitrovicë. Panelistët shpjeguan sfidat momentale që tregu i Kosovës ballafaqohet në inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara në ekonomi aktive. Po ashtu, u diskutuan edhe projektet momentale dhe të planifikuara për inkuadrimin e këtyre shtresave në ekonomi aktive. /Telegarfi/