LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nuk ka të bëjë me kartonin e gjelbër

Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nuk ka të bëjë me kartonin e gjelbër

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për sigurimin e automjeteve do të vlejë vetëm për të dyja shtetet të cilat me nënshkrimin e marrëveshjes do të njohin kartonat për sigurimin e automjeteve të njëra tjetrës dhe se nuk ka të bëjë me kartonin e gjelbër.

Kështu ka sqaruar zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh kryenegociatore në dialogun teknik të Brukselit, Edita Tahiri, me rastin e përgatitjeve të fundit për arritjen e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve.

Tahiri thotë se kjo marrëveshje mundëson uljen e tarifave të sigurimit të automjeteve për qytetarët e të dyja shteteve, të cilat deri më tani janë ngarkuar padrejtësisht me tarifa të larta, që për pasojë ka vështirësuar lëvizjen e lirë për qytetarët.


“Tani jemi në pritje të konfirmimit nga pala e Serbisë për të proceduar pastaj me nënshkrimin e sajë në Bruksel. Marrëveshja do të nënshkruhet nga të tria palët, Kosova, Serbia dhe Këshilli i Byrove, ku roli i Këshillit të Byrove do të jetë si garantues i zbatimit të drejtë të marrëveshjes dhe njëkohësisht do të luaj rolin e arbitërit në rastet kur paraqitet nevoja. Duke pasur parasysh se janë krijuar disa konfuzione në opinion publik, dëshiroj të sqaroj se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për sigurimin e automjeteve nuk ka të bëjë me kartonin e gjelbër. Kartoni i gjelbër është një çështje që trajtohet në relacionin mes Kosovës respektivisht Byros Kosovare për Sigurime dhe Këshillit të Byrove me seli në Bruksel dhe se këto dy procese janë të ndara”, thotë Tahiri.

Tahiri thotë se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është një standard evropian i lidhur me obligimet e Marrëveshjes së Brukselit për normalizim, i cili sipas saj, do ta forcoj bashkëpunimin mes Byrosë Kosovare për Sigurime dhe Këshillit të Byrove Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori