LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët shpenzojnë 150 milionë euro në duhan

Kosovarët shpenzojnë 150 milionë euro në duhan

Kosovarët janë konsumuesit më të mëdhenj të duhanit në rajon. Përkundër që jetojnë me të ardhura mesatare më të ulëtat në Ballkan, duhani është pjesë e pandashme e tyre.

Në bazë të statistikave të Doganave të Kosovës për importin e duhanit, gjatë periudhës janar – tetor të vitit 2014 në Kosovë janë importuar 2 mijë e 400 tonë duhan nga vendet e Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Staviceli, thotë se mesatarja e importit të duhanit që hyn në Kosovë për një vit, është rreth 3 mijë e 500 tonelata.

“Gjatë këtij viti, në Kosovë kanë hyrë 2 mijë e 400 tonelata duhan. Në bazë të këtyre statistikave del se qytetarët e Kosovës harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit, për konsum të duhanit”, thotë Stavileci. /Tribuna/Telegrafi/