LAJMI I FUNDIT:

Reforma në hekurudhat e rajonit sipas legjislacionit të BE-së

Reforma në hekurudhat e rajonit sipas legjislacionit të BE-së

Rregullat nacionale të sigurisë mbeten sfidë për transportin hekurudhor në rajon. Kështu u tha në punëtorinë rajonale, të organizuar nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, për Rregullat nacionale të sigurisë së transportit hekurudhor, që është përkrahur nga Komisioni Evropian.

Enis Berisha, drejtor i përgjithshëm në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave, tha se qëllimi i kësaj punëtorie është që të gjitha vendet e rajonit, të diskutojnë së bashku të gjitha procedurat e përgatitjes së Rregullores së sigurisë, sipas Direktivës së Komisionit Evropian.

“Rregullat nacionale të sigurisë janë një sfidë për të gjitha vendet tona, prandaj ideja dhe qëllimi i këtij uork-shopi ka qenë që të ulemi së bashku, t’i diskutojmë sfidat që i kemi përballë. Përgatitja e rregullave nacionale të sigurisë duhet të përfshijë të gjitha kërkesat e përgjithshme teknike, që duhet të plotësohen gjatë ndërtimit dhe rindërtimit të linjave hekurudhore në infrastrukturën hekurudhore, për të mundësuar një transport, sa më të sigurt hekurudhor”, tha ai.


Berisha po ashtu theksoi se duhet të punohet për eliminimin e rregulloreve të ish-Jugosllavisë, të cilat janë përdorur deri më tani dhe për zëvendësimin e tyre me rregullore të reja, sipas direktivave të BE-së.
“Deri tani kompanitë kanë punuar sipas rregulloreve të ish-Jugosllavisë, rregulloreve të vjetra. Mirëpo, tani si Autoritet Rregullativ i Hekurudhave, kemi filluar me përgatitjen e rregullores së re, ku ARH vetëm ka përgatitur rregulloren për sinjalizim hekurudhor. Për momentin se sa funksionon hekurudha dhe dy kompanitë, siç e dini tanimë janë ndarë në dy kompani – Infrastruktura dhe Trainkosi me operimin me trena. Këto janë të sigurta për momentin, sepse 70 km në orë është operimi me trena”, ka pohuar ai.

Ndërsa Kyriakos Doulis, nga Agjencia Evropiane Hekurudhore, tha se po promovojnë legjislacionin dhe reformat, sipas standardeve të BE-së. Ai theksoi se është në dijeni për problemet infrastrukturore me të cilat po përballen hekurudhat, si pasojë e problemeve historike, tradicionale dhe të rrjetit.

“Hekurudhat kanë disa probleme infrastrukturore. Vërtet ka probleme në operacionet e përditshme, për shkak të problemeve historike, tradicionale dhe të rrjetit. Natyrisht do të jeni në gjendje të prezantoni projektet tua në BE, sa i përket investimeve, që është një fushë tjetër, me të cilën ne nuk merremi. Por, këtë do ta bëni me agjencitë tuaja për përgatitjet e projekteve. Ne do të mbështesim kryesisht kornizën e punës rregullative dhe reformat, drejt legjislacionit të BE-së“, tha ai.

Punëtoria rajonale për Rregullat Nacionale të Sigurisë të Transportit Hekurudhor, e organizuar nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave , e që është përkrahur nga Komisioni Evropian, do të zgjasë dy ditë. Aty po marrin pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit, të cilët do t’i shkëmbejnë përvojat e tyre në këtë sektor./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori