LAJMI I FUNDIT:

Rritet prodhimi në Gjermani

Rritet prodhimi në Gjermani

Prodhimi industrial në Gjermani u rrit më pak se parashikimet e analistëve gjatë tetorit, duke ofruar një mbështetje të dobët se ekonomia më e madhe në Europë, po i rikthehet shëndetit të plotë pas tremujorit të tretë të dobët.

Prodhimi u rrit me 0.2 për qind, falë përmirësimit të aktivitetit të ndërtimit, megjithëse prodhimi i energjisë ra. Të dhënat e ministrisë së ekonomisë rezultuan poshtë pritshmërive të analistëve që prisnin një rritje prej 0.3 për qind.

Por pavarësisht se industria gjermane pati një start të dobët në fillim të tremujorit të katërt, analistët parashikojnë një rritje të fortë në muajt në vijim. Çmimet e ulëta të naftës dhe euro e dobët do të mbështesin rritjen.


Të dhënat e javës së kaluar, treguan se kërkesa industriale u rrit shumë më tepër se parashikimet e analistëve gjatë tetorit, por raportet e tjera kanë qenë më pesimiste. Ekonomia gjermane, që ka qenë motori i Eurozonës gjatë periudhës së krizës, u kontraktua në tremujorin e dytë të këtij viti dhe u rrit lehtë në tremujorin e tretë.

Pritshtëritë për tremujorin e fundit të 2014 të vitit 2014 janë më pozitive, pasi biznesi dhe besimi i investitorëve është përmirësuar gjatë Nëntorit, ndërsa morali konsumator – një tregues kyç për shpenzimet konsumatore – gjithashtu është përmirësuar.

Por e ardhmja nuk është krejtësisht rozë. Javën e kaluar, Bundesbank uli parashikimin për rritjen ekonomike të Gjermanisë për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/