LAJMI I FUNDIT:

SBASHK dhe KAC bashkohen për të forcuar kapacitetet në dialogun social

SBASHK dhe KAC bashkohen për të forcuar kapacitetet në dialogun social

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ((SBASHK), në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) po synojnë të forcojnë kapacitetet për pjesëmarrje të shtuar në dialogun social, në hartimin e politikave të ndryshme dhe në procesin e vendimmarrje. Ata tashmë po implementojnë projektin e financuar nga Bashkimi Europian, “Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave”, që sipas tyre një fuqizim i tillë, do të kontribuojë në rritjen e shkallës së performancës së SBASHK-ut për të prezantuar në mënyrë efektive nevojat dhe interesat e anëtarësisë dhe për të negociuar në emër të tyre tek partnerët social në nivel qendror dhe lokal.

SBAHSK dhe KEC po mbajnë sot konferencën ndërkombëtare “Sindikatat e Arsimit sot, arritja dhe sfidat”. Krejt kjo me qëllim të shkëmbimit të njohurive lidhur me mënyrat më efikase të zhvillimit të dialogut social, ofrimin e shërbimeve cilësore për anëtarësinë dhe rëndësinë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve si një faktor i rëndësishëm i avancimit të statusit të mësimdhënësve.

Në këtë takim u tha se SBASHK-u ka arritur të realizojë 64 kontrata bashkëpunimi me institucionet, vetëm gjatë vitit 2014.


“Arritje po shënojmë tani por jo falë angazhimit, por falë angazhimit tuaj të madh nëpër komuna dhe më bëjnë këto angazhime të krenohem….61 marrëveshje të reja e sot erdhën edhe 4 marrëveshje që këtë numër e shënojnë në 64, të gjitha këto në shërbim të anëtarësisë. Këto përpjekje të reja, kjo ndihmë e miqve ndërkombëtarë, e Sllovenisë, e Maqedonisë, sindikatave tjera, sindikatave që do t’i kemi miq prap me ndihmën e profesorit Agim dhe ndihmën e Zenel Zekës na bënë që të krenohemi dhe unë po iu jap një lajm publik të ri dhe të gëzueshëm, vetëm në tetor dhe nëntor SBASHK-u, i shtoi radhët për 1041 anëtarët e ri, dhe ky trend po vazhdon”, thotë ai.

Në këtë takim, u tha se SBASHK ka qenë organizator i disa trajnimeve për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe përkrahës i programit për avancim profesional të mësimdhënësve në karrierë.

E drejtori ekzekutiv i KAC-it, Dukagjin Pupovci, tregoi se projekti “Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave”, përmirëson shërbimet për anëtarësi dhe komunikimin me anëtarësi.

Ky projekt synon ta përkrah prosecin e dialogut social duke e mbajtë udhëheqësinë tek mbajtësit e detyrës, pra tek mësimdhënësit dhe sindikata e mësimdhënësve.
“Si organizatë e shoqërisë civile, që synon ndërtimin e një sistemi bashkëkohor të arsimit, dhe demokratizimin e shoqërisë ne jemi për një sindikatë të fuqishme të arsimit, e cila ofron maksimumin e mundësive për anëtarë e vet por edhe kërkon që të jenë të përgjegjshëm në raport me detyrat e punës. Nëse për asnjë arsye tjetër atëherë për ta ruajtur prestigjin e profesionit të cilit i përkasin”, thotë Pupovci. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori