LAJMI I FUNDIT:

270 tonelata plastikë në oqeane

270 tonelata plastikë në oqeane

Një studim i ri vlerëson se 270 mijë tonalata plastikë lundron nëpër oqeanet e botës.

Hulumtuesit e Institutit 5 Gyres me bazë në Los Angelos të SHBA-ve, thotë se kjo shifër është bazuar nga informacionet që janë mbledhur nga gjithsej 24 ekspedita të realizuara nga anijet, për gjashtë vite përreth Globit.

Derisa vëzhguesit në këto anije kanë numëruar copat e mëdha të plastikës në oqeane, shkencëtarët kanë përdorur edhe një rrjetë të cilën e kanë shtrirë në sipërfaqen e detit për të mbledhur copat e vogla.


92 për qind e plastikës, sipas raportin, është në formën e “mikroplastikës”.

Forma mikroplastike sipas studiuesve, është krijuar nga rrezet e diellit të cilat kanë ndikuar në pjesët e mëdha të plastikës si dhe si rezultat i kafshimit të copave të mëdha nga peshkaqenët ose peshqit në oqeane. /Telegrafi/