LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë vendore përkrahin zhvillimin e shoqërisë

Kompanitë vendore përkrahin zhvillimin e shoqërisë

Vetëm Aeroporti këtë vit ka përkrahur projekte të natyrës së sportit dhe rinisë, ishte sponsor i festivalit të njohur Dokufest, javës turke të muzikës Jazz, festivalit Kamerfest, ndeshjeve futbollistike të Kosovës me Haitin, Turqinë dhe Senegalin, kampionatit Street ball Kosova, konferencës Redo dhe një sërë aktivitetesh tjera të implementuara në Kosovë.
2
Së fundmi kompanitë vendore në Kosovë i kushtojnë theks të veçantë aktiviteteve të përgjegjësisë shoqërore. Një prej emrave, që shumë shpesh është paraqitur në materiale promovuese të aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive dhe të natyrave tjera, është edhe emri i Limak Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

Limak Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”, koncesionimi i të cilit është vlerësuar si më i miri në rajon nga organizata STRAS si dhe i vlerësuar së fundmi me çmim pa renditje nga Shoqata Turke e Ndërtimeve të Çelikut, sipas drejtueseve të kompanisë, në vitin që po lëmë pas ka vendosur prioritet realizimin dhe shtimin e aktiviteteve të përgjegjësisë shoqërore.

“E ndjej obligim moral të kontribuojë për komunitetin, pjesë e të cilit jam bërë tani më edhe unë. Gëzohem jashtëzakonisht shumë për numrin e madh të aktiviteteve që bashkë me stafin e Aeroportit kemi implementuar dhe përkrahur në Kosovë dhe ende vlerësoj që pak kemi bërë”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Limak Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk duke treguar që ka edhe shumë për t’u bërë dhe që me të njëjtin intensitet do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.


Vetëm Aeroporti këtë vit ka përkrahur projekte të natyrës së sportit dhe rinisë, ishte sponsor i festivalit të njohur Dokufest, javës turke të muzikës Jazz, festivalit Kamerfest, ndeshjeve futbollistike të Kosovës me Haitin, Turqinë dhe Senegalin, kampionatit Street ball Kosova, konferencës Redo dhe një sërë aktivitetesh tjera të implementuara në Kosovë.

“Ne kemi themeluar Institutin e Limak për Shërbime të Aeroportit, projekt që ndikon direkt në ngritjen profesionale të studentëve si dhe në punësimin e tyre dhe deri më tani jemi të lumtur me pjesëmarrjen dhe kontributin e të gjithëve në projekt, tani 50 studentë të Universitetit të Prishtinës janë pjesë e Institutit”, deklaroi Kokturk.

I pyetur për të dhënë arsyejen për këto aktivitete të shtuara, Kokturk, duke buzëqeshur përgjigjet se “tani më ai dhe kompania që përfaqëson janë pjesë e shoqërisë në Kosovë dhe kontribuon për shoqërinë civile, ashtu siç shoqëria kontribuon për të”.

“Vizioni ynë është përmbushur tej krahasimi duke mbështetur aktivitete të ndryshme.”, deklaron në fund të bisedës Haldun Firat Kokturk, Drejtor i Përgjithshëm në Limak Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

Përgjegjësia shoqërore e Kokturk dhe korporatës që përfaqëson zhvillon një grup të praktikave më të mira shoqërore, mjedisore, dhe komerciale dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik. Vitet e fundit kanë qënë të mbushura me arritje në përgjegjësi shoqërore të korporatës, shembull ky që duhet ndjekur edhe nga kompanitë tjera vendore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori