LAJMI I FUNDIT:

Beqaj ia dorëzon Hotit Ministrinë e Financave

Beqaj ia dorëzon Hotit Ministrinë e Financave

Ministri i deritashëm i Financave Besim Beqaj ka dorëzuar detyrën kolegut të tij të fakultetit, Avdullah Hotit. Ish-ministri tha se ka njoftuar Hotin për të gjitha sfidat, angazhimet dhe prioritetet, kurse ministri i ri premtojë se paraja publike do të shkoj në vendin e duhur.

Ai në dorëzimin e postit të ministrit, tha para mediave se ministrinë po e le nën udhëheqjen e një njeriu të aftë siç tha Hoti, duke shtuar se edhe stafin që po lë në ministri janë të profesionist, duke e bërë më të suksesshëm mandatin e ministrit.

“Ja shpjegova të gjitha ato sfida, respektivisht angazhimet dhe prioritet që janë të parapara në Ministrinë e Financave për vitin 2015. Ky vit po përmbyllet me stabilitet të plotë financiar, viti përmbyllet me bilanc shumë të mirë bankar, bilanci sot është diku 242 milionë euro, përmbyllet me rregull fiskale, përmbyllet me të gjitha obligimet e mbuluara sa i përket pagave me rritje prej 25 për qind, pensioneve dhe të gjitha kategorive të tjera, përmbyllet me pagesa të gjitha kontratave të investimeve kapitale të cilat janë proceduar me rregull dhe përmbyllet me bilancin bankar dhe me rregullim fiskal që nuk lejohet të kemi deficit bankar më shumë se 2 për qind. E njoftova ministrinë gjithashtu për punën e doganës, me që është jashtëzakonisht i suksesshëm brenda këtij viti me një reformë të thellë me një reformë të luftimit të ekonomisë joformale është viti që do të shënon grumbullimin më të fuqishëm të deri tanishëm të doganave dhe ne besojmë se do ta arrijmë 875 milionë që është susbstancialisht më shumë se vitin e kaluar, ku 4 për qind më mirë se sa viti i kaluar duke marrë parasysh se kemi rënieje të importit për 6 për qind, të sasisë së importeve”, tha ai.
Po ashtu, ai tha se ministrin e ri e njoftoi edhe për Administratën Tatimore të Kosovës, ku tha se pritet të përformojë në nivelin e vitit të kaur, duke mos përfshi projeksionin e të hyrave, të njëhershëm të cilat janë diku rreth 40 milionë euro të cilat nuk kanë mundur të inkasohen brenda këtij viti për shkak të mos funksionit të parlamentit.


Ai shtoi se këto mjete nuk kanë qenë të nevojshme për shtetin këtë vit dhe se do të hyjnë në vitin tjetër.

Për më tepër, ai tregoi se ministrin e kishte njoftuar edhe se si e kanë luftuar ekonominë joformale, duke thënë se luftimi i ekonomisë jo formale është vlerësim sipas normave të standardeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, ministri i ri, Abdullah Hotit, tha se biseduan për përgjegjësit që e presin. “Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë që kam marr, shfrytëzoj rastin të falënderoj kryeministrin Mustafa për besimin që ka pasur në mua që të udhëheq sektorin që është shuam i rëndësishëm dhe ndoshta sektori më kritik për suksesin e qeverisë Mustafa në katër vitet e ardhshme. Unë ju siguroj se do të kemi një bashkëpunim shumë të hapur shuam transparent përpara juve mediave dhe shoqërisë civile, edhe para qytetarëve për t’u siguruar, për t’u njoftuar në baza të rregullta për mënyrën se si mblidhet dhe si shpenzohet para publike. Është para e qytetarëve dhe unë do të bëjë maksimumin që parat publike të shkojë në vendin e duhur dhe të gjithë njerëzit të përfitojnë barabartë përmes parasë publike”, tha ai.
Ai shtoi se këto do të jenë parimet e udhëheqjes së tij në krye të këtij resori të rëndësishëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori