LAJMI I FUNDIT:

Përkundër sfidave, KEK-u synon prodhimin sipas planit

Përkundër sfidave, KEK-u synon prodhimin sipas planit

Përkundër sfidave të ndërlidhura me humbjen financiare, nga mungesa e te hyrave, për shkak të prodhimit të munguar, pas aksidentit ne Termocentralin “Kosova A”, KEK-u në një afat rekord, ka ndërmarrë te gjitha hapat, për sajimin e situatës se krijuar.

Konform ligjeve në fuqi, përmes një procesi transparent, korporata ka arritur të kontraktoi rehabilitimin e dy njësive në “Kosovën A”, me Operator Ekonomik, të cilët kishin plotësuar të gjitha kërkesat teknike dhe financiare.

Kështu thuhet në një komunikatë për media, të KEK-ut, në të cilën thuhet se Njësia A3 e Kosovës A, brenda një afati rekord prej një muaji pas aksidentit, ishte aftësuar për punë, dhe nga data 07 korrik 2014 dhe kishte prodhuar pa asnjë problem dhe ndalesë për 5 muaj.


Rrjedhimisht, pas një rifreskimi te shkurtër që i është bërë kësaj njësie, ajo tani është aftësuar dhe e gatshme për pune.

“Për sa i përket njësive A4 dhe A5, duke marr parasysh gjendjen e konstatuar dhe sfidat e moshës së këtyre njësive, procesi i një remonti të tillë ngërthen në vete një numër shumë të madhe të aktiviteteve, të cilat jo gjithmonë të gjitha mund të përcaktohen paraprakisht. Rrjedhimisht, gjatë këtij remonti të gjitha pajisjet i janë nënshtruar testeve përkatëse të detektimit të dëmeve, sipas standardeve evropiane, me ç’rast disa pajisje dhe komponente nuk i kanë kaluar këto testime. Duke pasur objektive sigurinë maksimale, me synim ngritjen e besueshmërisë së njësive që janë duke u riparuar, si dhe faktin se këto komponente nuk ishin të gatshme në depo, është kërkuar prodhimi i ri i tyre. Tërë kjo merr kohë me tepër, se sa ishte planifikuar në fillim”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, me qëllim të ruajtjes së buxhetit dhe shkurtimit të qëndrimit të njësive jashtë pune, shume aktivitete që ndërlidhen me këto remonte, janë duke u kryer në mënyrë simultante, me ç’rast koordinimi dhe mbikëqyrja e tyre, është shume sfiduese.
Në komunikatë po ashtu thuhet se përfundimisht, janë marrë të gjitha masat, në kuadër të rrethanave të krijuara që pas aksidentit, njësitë gjeneruese të KEK-ut, të punojnë në bazë të bilancit energjetik të rishikuar, që parasheh dy njësi në “Kosovën A” dhe dy njësi të “Kosovës B”, të jenë në punë deri në fund të vitit.

Përndryshe, në komunikatë thuhet se zotimet janë nga operatori që është duke udhëhequr remontet,se njësia A4 do të kthehet në punë deri në fund të vitit, ndërsa njësia A5 pritet të kthehet në punë në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori