LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat: Të mos miratohet buxheti pa rritje pagash

Sindikatat: Të mos miratohet buxheti pa rritje pagash

Shoqatat sindikale të cilat përfaqësojnë, Arsimin, Shëndetësinë, Administratën dhe Policinë kanë kërkuar edhe një herë nga Kryeministri i ri Isa Mustafa, që të bëjnë rritjen e pagave për 25 për qind edhe më 2015 sipas premtimit të ish-kryeministrit Hasshim Thaçi.

Në një konferencë për medie, kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se deklarata e kryeministrit Isa Mustafa ka qenë irrituese për të gjithë punëtorët.

Ai ka thënë se kërkesat e sindikatave janë: Rritja e pagave prej 25 për qind, implementimi i kontratës kolektive të përgjithshme dhe kontratave sektoriale, si dhe zbatimi i ligjit për shërbimin civil dhe nëpunësit civil të cilat parashihen nga 1 janari 2015.


“Apeli ynë i parë që ligji i propozuar nga kryeministri aktual të mos kaloj në Parlament, do me thënë, mos ta votojnë, ligji për buxhetin, mos ta aprovojnë si të tillë në të ndryshmen ajo vet po tregon vet afatin, atëherë organet tona secila do t’i merr vendimet vet”, theksoi Syla.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mësimdhënësit para se të shkojnë në pushim do të deklarohen publikisht me nënshkrim nëse duan të protestojnë nga gjysmëvjetori i dytë apo jo në mënyrë që në këtë gjysmëvjetor mësimi të mos filloj fare. “Mbështetjen verbale e kemi ne deri të premten do ta kemi edhe mbështetjen me deklarim me shkrim sepse sot e kemi shpërndarë tek kryetarët formularin i cili do të shpërndahet shkollë më shkollë dhe ne do ta kemi kthesën, ne do të veprojmë ashtu siç thotë baza”, ka deklaruar ai.

Edhe kryetarja e Sindikatës së Policisë, Valbona Kamberi, ka theksuar se marrëveshja e arritur në mes të këtyre sindikatave do të zbatohet dhe nëse kërkohet të bojkotohet puna një gjë e tillë do të ndodh edhe me policinë.

“Edhe sindikata e policisë është në gjendje gatishmërie që ta mbështet dhe ta përkrah çfarëdo lloj vendimi që vjen nga ët gjitha sindikatat. Mirëpo duhet ta cek se është dëshpëruese deklarata e kryeministrit e cila ishte para do dite jo vetëm për sindikatat por edhe për punonjësit të cilët qe sa kohë kanë prit që të paktën një standard ekonomik të jetë më i mirëfilltë në Kosovë. Kështu q me gjithat unë i mbështes këto tri kërkesat për të cilat kemi marrë vendim sot me shpresë se ato do të realizohen”, ka deklaruar ajo.

Përfaqësuesit e sindikatave kanë thënë se do të reagojnë që nga 1 janari nëse kërkesat e tyre nuk do të përmbushen.

Letra e plotë e këtyre sindikatave

Ne Federata e Sindikatave të Arsimit, Shëndetësisë, Policisë dhe Administratës së Kosovës, duke u bazuar në Marrëveshjen mbi bashkëpunimin, bashkëveprimin dhe përfaqësimin si dhe duke u bazuar në Statutet tona konform Ligjit mbi organizimi sindikal dhe ligjeve të tjera në fuqi të Republikës së Kosovës me datë 16.12.2014 kemi vendosur që bashkërisht përmes kësaj Konference për shtyp ti adresojmë këto:

Kërkesa

“1. Rritja e pagave prej 25 për qind e premtuar nga Qeveria e kaluar e cila është aktualisht partnere e koalicionit qeverisës,

2. Implementimi i Kontratës Kolektive të Përgjithshme dhe Kontratave Sektoriale,
3. Zbatimi i Ligjit për Shërbyes Civil dhe Nënpunësve Civil.

4. Të mos miratohet projektbuxheti i vitit 2015 pa u aprovuar tri kërkesat e Sindikatave të poshtëshënuara”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori