LAJMI I FUNDIT:

Britani, nivel minimal inflacioni në 12 vitet e fundit

Britani, nivel minimal inflacioni në 12 vitet e fundit

Inflacioni në Britani e Madhe ka rënë në mënyrë të papritur duke prekur kështu nivelin më të ulët në 12 vitet e fundit, duke i hapur rrugën në këtë mënyrë Bankës së Anglisë të rrisë normat e interesit.

Duke reflektuar kështu rënien e çmimeve të naftës e cila ka ulur normën e inflacionit në nivel global, si dhe ka rritur shqetësimet për një situatë deflacioniste në disa vende, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 1 për qind në terma vjetorë gjatë muajit nëntor, krahasuar me 1.3 për qind në muajin tetor të këtij viti.

Analistët ndërkohë kishin parashikuar një normë prej 1.2 për qind të këtij indeksi. Nga ana tjetër Paundi britanik vazhdon të humbasë terren për të tretën javë radhazi përkundrejt monedhës së përbashkët evropiane, ndërsa yieldi qeveritar 10-vjecar britanik ka prekur nivelin minimal që prej muajit maj të vitit të shkuar.


Mark Carney, guvernatori i Bankës së Anglisë nga ana tjetër është shprehur se edhe pse rënia e çmimeve të naftës është pozitive për ekonominë britanike, duhen parë më me kujdes efektet që ajo mund të ketë në normën e inflacionit. Indeksi i çmimeve të konsumit prej 1 për qind, është edhe më i ulti që prej shtatorit të vitit 2002. Rënien kryesore në këtë indeks e kanë pësuar pikërisht çmimet e ushqimeve me 1.7 për qind.

Analistët shprehen se rreziku i deflacionit do të mënjanohet, por mbetet i qartë fakti se vitin e ardhshëm inflacioni do të bjerë nën vlerën e 1 për qind. Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë Banka e Anglisë në projeksionet e saj për ekonominë e vendit.

Ky institucion ka parashikuar gjithashtu që indeksi për çmimet e konsumit të kapë nivelin e 2 për qind vetëm në fund të vitit 2017. Ndërsa investitorët presin që Banka të rrisë normat e interesit duke filluar prej fundit të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori