LAJMI I FUNDIT:

SHBA mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

SHBA mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe prioritetet e MZHE-së.

Kreu i MZHE-së ka theksuar se zhvillimi i sektorit të energjisë si bazë për zhvillimin ekonomik do të jetë prioritet i punës së tij, ndërsa ka shtuar se do të çojë përpara projektet që ndodhen në proces të realizimit.

Ministri Stavileci me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Jacobson për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e ekonomisë, i bindur se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.


Nga ana e saj, Ambasadorja Jacobson ka uruar Ministrin Stavileci për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e SHBA-ve për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa ka potencuar se pret që qeveria e re të adresojë çështjet ekonomike me prioritet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori