LAJMI I FUNDIT:

Begaj: Mbi 31 kilometra rrugë të ndërtuara gjatë këtij viti

Begaj: Mbi 31 kilometra rrugë të ndërtuara gjatë këtij viti

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore, që kanë të bëjnë me organizimin e takimeve publike me qytetarë, sot ka mbajtur takimin e dytë publik, ku ka prezantuar punën e qeverisë komunale, për vitin 2014, si dhe ka dëgjuar nga qytetarët edhe hallet, problemet dhe nevojat që qytetarët kanë, e të cilat lidhen me punën e kryetarit dhe qeverisë komunale.

Në fjalën e tij, të mbajtur para qytetarëve prezent, kryetari Begaj, vitin 2014, e vlerësoi si një vit të suksesshëm, pasi janë realizuar qindra projekte të ndryshme, të cilat ndikojnë edhe në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës. “Vetëm në infrastrukturë rrugore, kemi investuar në mbi 31 kilometra rrugë, pastaj afro 37 kilometra kanalizime në fshatra, në ujësjellës, në bujqësi, në shëndetësi dhe të tjera”, tha kryetari Begaj.

“Nëse pyetëm, se a është e mjaftueshme, unë them se nuk është e mjaftueshme puna që kemi bërë, nëse pyetem, se a kemi pasur mundësi, mund të them se nuk kemi pasur më shumë mundësi, pasi kaq kemi buxhet dhe jemi të kufizuar, por angazhimi im personal dhe i tërë qeverisë komunale, ka qenë maksimal”, tha kryetari, duke prezantuar projektet e realizuara.


Sipas kryetarit Begaj, buxheti i planifikuar për investime kapitale, ka qenë 4 166 755 euro, ndërsa investimet, përfshi edhe donacionet, kanë qenë 4.4 milion ose rreth 300 mijë euro më shumë se planifikimi, ndërsa këtu, nuk janë të paraqitura projektet dyvjeçare, të cilat do të duhej të përfundojnë në vitin e ardhshëm.

Pas prezantimit, kryetari Begaj, është përgjigjur në të gjitha pyetjet e parashtruara nga ana e qytetarëve prezent në këtë debat, si dhe i ka evidentuar të gjitha sugjerimet, vërejtjet apo kërkesat e qytetarëve drejtuar kryetarit dhe komunës, e që lidhen me përditshmërinë tonë.

Edhe kryesuesi i KK të Malishevës, .Enver Hoti, i cili paraqiti para të pranishmëve, punën e Asamblesë Komunale, dhe i njoftoi ata edhe adresimin e çështjeve të qytetarëve n raport me institucionet tjera, siç është çështje e kalimit në regjionin e Gjakovës dhe kundërshtimin e fuqishëm nga ana e Asamblesë, pastaj mos regjistrimin e studentëve malishevas në menzë dhe në konvikte të UP-së dhe për çështje tjera me rëndësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori