LAJMI I FUNDIT:

BE miraton plan të ri investimesh

BE miraton plan të ri investimesh

Liderët e Bashkimit Evropia (BE), gjatë samitit në Bruksel, kanë miratuar një program të ri të investimeve, me qëllim rritjen ekonomike.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me marrëveshjen për planet ekonomike.

Fondi, i quajtur Fondi Evropian për Investime Strategjike, do të lansohet vitin e ardhshëm, me 21 miliardë euro para të BE-së.


Ai ka për qëllim të tërheqë 15 herë më shumë kapital privat për financimin e projekteve në energji dhe infrastrukturë të transportit, si dhe në arsim dhe hulumtime. /Telegrafi/