LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti drejt shkatërrimit

Aeroporti drejt shkatërrimit

Po bëhet një vit qysh kur Arbeni, një 40-vjeçar nga Gjakova e ka marrë pagën e fundit si i punësuar. Në atë kohë ai punonte si pjesë e stafit civil në aeroportin ushtarak të Gjakovës, i cili menaxhohej nga KFOR-i italian.

Kur në dhjetor të vitit të kaluar kompetencat e Aeroportit kaluan nga qeveria italiane te Qeveria kosovare, Arbeni dhe mbi 30 të punësuar tjerë të stafit civil u larguan nga puna, me premtimin se do të kenë përparësi në punësim menjëherë sapo aeroporti të jepet në koncesion dhe të vihet në funksion si aeroport civil, shkruan Zëri.

Por, që nga ajo kohë, Arbeni dhe shumë kolegë të tij vazhdojnë të sillen rrugëve të papunë, duke pritur me shpresë se një ditë me të vërtetë do t’i thërrasin. /Telegrafi/