LAJMI I FUNDIT:

Seanca për shqyrtimin e buxhetit shtyhet për në ora 14:00

Seanca për shqyrtimin e buxhetit shtyhet për në ora 14:00

Me kërkesë të Grupit parlamentar të PDK-së, me 83 vota për, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për në ora 14:00 vazhdimin e seancës për buxhetin për vitin 2015 pas shumë ankesave të opozitës që nuk kanë shkuar amandementet në të gjitha komisionet parlamentare.

Kreu i GP të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymer tha se shtyrja po bëhet për shkak të daljes së Listës Serbe nga Kuvendi. Ai kërkoi që seanca të shtyhet për nesër.

Mirëpo, kreytari i GP të PDK-së Adem Grabovci dhe kreu i GP të LDK-së Ismet Beqiri mohuan që shtyrja po bëhet për ‘Srpskan’. /Telegrafi/