LAJMI I FUNDIT:

Thaçi thotë se ky buxhet krijon vende të reja të punës

Thaçi thotë se ky buxhet krijon vende të reja të punës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur miratimin e Buxhetit 2015 të Kosovës.

Këtë Buxhet, Thaçi e quajti buxhet të zhvillimit ekonomik, investimeve kapitale por edhe mirëqenies sociale dhe mbrojtjes se shtresave të rrezikuara.

“Ky është vetëm buxheti i parë i koalicionit qeverisës por hap i madh për konsolidimin financiar të shtetit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Thaçi.


Kuvendi i Kosovës ka miratuar para pak kohësh Buxhetin e vitit 2015 me 69 pro, 20 kundër dhe 3 abstenime.