LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjakovës ndan mirënjohje për tatimpaguesit e vitit 2014

Komuna e Gjakovës ndan mirënjohje për tatimpaguesit e vitit 2014

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në përmbyllje të vitit 2014, me një ceremoni të posaçme ka takuar dhe ka shprehur falënderimet publike për subjektet afariste të cilat operojnë në komunën e Gjakovës, e që janë shquar në këtë vit për pagesat e tyre tatimore.

Duke shprehur falënderimet, kryetarja Mimoza Kusari Lila u ka ndarë edhe mirënjohje të posaçme, si reflektim për përgjegjësinë, gadishmërinë dhe obligimet tatimore të kryera. Nga subjektet afariste të cilat kanë kontribuar në rritjen direkte të të hyrave.

Në top tre tatimpaguesit e viti në Gjakovë janë: KEDS-Distribucioni Gjakovë, Posta e Kosovës dhe “Viva Fresh” . /Telegrafi/