LAJMI I FUNDIT:

SHBA, rritet niveli i optimizmit për ekonominë

SHBA, rritet niveli i optimizmit për ekonominë

Optimizmi i konsumatorëve, një ndër treguesit më të rëndësishëm në mirëqenien e ekonomisë amerikane, ka shënuar rritje në muajin dhjetor, siç rezulton nga dy studime të sapo bëra publike.

Anketa e kompanisë Conference Board tregon se konsumatorët janë më optimistë për prirjet aktuale ekonomike dhe është ulur numri i atyre që e shohin si negative klimën aktuale të biznesit.

Një anketë tjetër, e zhvilluar nga organizata Gallup me 2500 konsumatorë, arrin në përfundimin se konsumatorët kanë rifituar nivelin e optimizmit që kishin para vitit 2008.


Këto rezultate dalin në një kohë kur kanë rënë çmimet e karburantit, ka pasur rritje ekonomike prej 5 për qind në tre mujorin e tretë të vitit dhe ritmet e papunësisë kanë rënë në 5.8 për qind.

Një studim tjetër tregon se çmimet e banesave janë rritur 4.5 për qind gjatë periudhës një vjeçare që nga tetori 2013. /Telegrafi/