LAJMI I FUNDIT:

Kush e kontrollon cilësinë e naftës në veri?

Kush e kontrollon cilësinë e naftës në veri?

Nafta e cila hynë në Kosova nga dy pikat kufitare në veri të vendit, është vetëm 3 për qind e sasisë së përgjithshme e naftës që importohet në Kosovës, por edhe pse sasia e naftës që hynë nëpër pika kufitare nuk është në sasi të mëdha ajo nuk kontrollohet atje, pasi trupat inspektuese të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MT), nuk janë në ato pika.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se formohemi i rregullatorit të tregut nuk është zgjidhje.

Ajo ka thënë se në pikat veriore në veri të vendit nuk kanë trupa inspektuese të cila e kontrollojnë naftën e cila hynë. “3 për qind e naftës hynë në pikat kufitare në veri të vendit dhe ne nuk kemi trupa inspektuese atje, çështja e veriut është më shumë çështje politike”, tha Bajrami në emisionin “Info Box” në Radio Dukagjin, transmeton Telegrafi.


Kurse Kryetari i Shoqatës së Naftarëve Fadil Berjani ka thënë se çmimet e naftës në Kosovës nuk mund të ulen më shumë për shkak të akcizës së lartë e cila aplikohet për import të naftës.

Berjani thotë se Maqedonia e ka rregullatorin e çmimit i cili e rregullon çmimin e po ashtu këtu ka ndikuar edhe akciza e lartë për import të naftës që aplikohen në Kosovë.

Sipas tij, shumë pika të karburanteve e shesin naftën nën çmimin me të cilit janë furnizuara. “Kosova ka nevojë për rregullatorë të çmimit të naftës pasi duhet të rregullohet njëherë për gjithmonë tregu i sektorit të naftës”, tha Berjani.

Në Maqedoni çmimet e naftës, aktualisht janë 85 centë për litër, ndërsa tek ne një litër naftë shitet nga 99 deri në 1.05 euro. /Telegrafi/