LAJMI I FUNDIT:

Zhbllokojeni AKP-në

Zhbllokojeni AKP-në

Bllokada që është duke vazhduar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), për shkak të mungesës së numrit të anëtarëve të Bordit po shkakton edhe bllokim të procesit të privatizimi si dhe të proceseve të tjera që kanë ndërlidhe më të. Nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kërkohet që sa më shpejt të zhbllokohet AKP-ja, duke propozuar anëtaret e bordit.

Në vazhdimin e bllokimit të AKP-së ka ndikuar edhe ngërçi gjashtëmujor politik.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që sa më shpejtë ta zhbllokojnë Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), pasi shumë punë kanë mbetur pezull.

“Po duhet të zhbllokohet sa më shpejtë Bordi i AKP-së nga Qeveria e Kuvendi pasi që shumë punë kanë mbetur pezull pa u kryer. Ne si BSPK në vazhdimësi kemi kërkuar që të zhbllokohet Bordi”, tha ai për Telegrafin.


Arifi ka thënë se kanë përfunduar listat e shpërndarjes së 20 përqindëshit, por që sipas tij më nuk mund të shpërndahet pa u kompletuar bordi.

Kurse kryeministri Isa Mustafa ka premtuar se do ta zgjedhin Bordin e AKP-së dhe do ta funksionalizojnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Isa Mustafa - foto ridvan slivova 06
“Do ta kompletojmë bordin e Agjencisë kosovare të privatizimit, do të procedojmë në bazë ligjit që ta përfundojmë sa më shpejt, së paku për dy vite ta përmbyllim punën e agjencisë, se kështu si po shkon, privatizimi nuk ka fund”, ka thënë Mustafa gjatë një interviste për Telegrafin. /Telegrafi/