LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Vazhdon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe sot para selisë kryesore të KEDS-it në Prishtinë.

Kërkesa e protestuesve është ulja e çmimit të energjisë elektrike, e cila konsiderohet më e shtrenjta në rajon, kthimi i tarifës së lirë në orarin ditor e cila tash nuk ekziston dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n.
Ndërkohë, dje qindra qytetar janë mbledhur para selisë kryesore të KEDS-it, duke bërë thirrje për të mos paguar energjinë elektrike. /Telegrafi/