LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës vazhdon edhe nesër

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës vazhdon edhe nesër

Ka përfunduar protesta para ndërtesës së KEDS-it, për të vazhduar nesër prej orës 12:00.

Organizatorët u zotuan se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave së tyre.
Protestës iu bashkuan edhe persona të shoqërisë civile si Shpend Kursani e Agron Demi. Ata thanë se kjo protestë duhet të përkrahet nga të gjitha kategoritë e shoqërisë. Kursani tha se nuk është me rëndësi numri i protestuesve, por sipas tij me rëndësi janë kërkesat të cilat janë të arsyeshme dhe të nevojshme.

Protesta zgjati një orë dhe e tëra kaloi e qetë me prezencën e Policisë së Kosovës por pa pasur nevojë për ndonjë ndërhyrje. Vetëm se protestuesit sot nuk u lejuan të qëndrojnë brenda oborrit të KEDS-it. /Telegrafi/