LAJMI I FUNDIT:

Boga pa rrymë nga e diela

Boga pa rrymë nga e diela

Banorët e Bogës kanë mbetur pa energji elektrike që nga e diela. Ata thonë se arsyet e mos pasjes së energjisë elektrike nuk i dinë, por dyshojnë se po bëhen për shkak të konkurrencës që i bëjnë qendrave tjera të skijimit.

“Prej të dielës nuk kemi rrymë deri më sot. Nuk e di çka është duke ndodhur me ne, me të vërtetë po e parashtrojë një pyetje se përse nuk kemi rrymë me ditë të tëra? Pse po lihemi anash, a është Boga pjesë e Kosovës apo jo? Edhe atë nuk mund ta përjashtojmë se çështja e konkurrencës e bënë edhe të vetën me qendrat e tjera për rreth ndesh”, tha një banorë i Bogës për Radio Dukagjinin.

Ndërkaq zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra tha se si pasojë erës dhe motit të ligë kanë qenë 150 prishje deri sa i kanë rregulluar shumicën e prishjeve.


“Duhet të dimë të gjithë se kur erërat dëmtojë qati dhe shtëpi, normalisht edhe rrjeti dëmtohet. Disa lokalitete është e pamundshme të transportohen pajisjet për të rregulluar rrjetin. Orët e vonshme të mbrëmjes kanë mbetur 6 deri 7 prishje”, tha Shkodra.

Ai ka treguar se KEDS-i ka formuar një grup të Krizave për t’i rregulluar prishjet. “Sidomos në Rugovë, ne shtyllat nuk i kemi vetëm në rrugën kryesore, ne kemi shtylla edhe në maje të malit. /Telegrafi/