LAJMI I FUNDIT:

BB: Në 2015 rritja e ekonomisë globale do të arrijë 3%

BB: Në 2015 rritja e ekonomisë globale do të arrijë 3%

Në vitin 2015, rritja e ekonomisë globale do të arrijë në 3 për qind, sipas Bankës Botërore në raportin e saj të fundit “Perspektiva e Ekonomisë Globale”.

BB-ja vuri në dukje se me përmirësimin e nivelit të punësimit dhe politikave lehtësuese monetare, shihet një fuqizim i ekonomisë amerikane dhe asaj britanike.

Ndërsa, në Eurozonë dhe në Japoni ende nuk ka një situatë optimiste dhe nga ana tjetër deflacioni që ka goditur Eurozonën duket se do vazhdojë për një kohë të gjatë.


Në këtë raport, thuhet gjithashtu se me uljen e çmimit të naftës, rimëkëmbja ekonomike në SHBA dhe niveli i ulët i interesave në mbarë botën, vendet në zhvillim këtë vit, mund të kenë rritje të dukshme.

Lidhur me Kinën, në vitin 2015, rritja e gjigantit aziatik do të jetë e fuqishme, por shpejtësia do të ulet në 7.1 për qind nga 7.4 për qind që ishte në 2014-n. /Telegrafi/