LAJMI I FUNDIT:

Trepça i merret AKP-së

Trepça i merret AKP-së

Qeveria e Kosovës në mbledhja e rregullt ka marr vendim që Trepça të kthehet në pronë të Qeverisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavleci ka thënë se me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrje publike, me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës mund të marrë vendim që të heqë nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndonjë ndërmarrje shoqërore ose ndonjë njësi të organizuar shoqërore përfshirë dhe asetet e tyre, dhe të autorizojë Qeverinë që kjo ndërmarrje shoqërore, përkatësisht njësitë organizative shoqërore të saj t’i regjistrojë si ndërmarrje publike qendrore në pronësi të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës e merr këtë vendim nëse ekziston interesi madhor publik siç është rasti për kompleksin Trepça.


Po ashtu sipas Stavilecit, me plotësim ndryshim, përcaktohet që ndërmarrja publike të regjistrohet si e tillë dhe merr përsipër vetëm ato detyrime ndaj palëve të treta të cilat një Tribunal i Arbitrazhit ose një gjykatë kompetente përfundimisht cakton si detyrime të kësaj ndërmarrjeje publike.

Qeveria e miratoi këtë vendim i cili më pas do t’i dërgohet për miratim edhe Kuvendit të Kosovës./Telegrafi/