LAJMI I FUNDIT:

Japonia miraton buxhetin prej 800 miliardë dollarësh

Japonia miraton buxhetin prej 800 miliardë dollarësh

Qeveria e Japonisë miratoi një buxhet rekord për vitin e ardhshëm fiskal me vlerë prej 96 trilion yen, ose mbi 800 miliardë dollarë amerikanë.

Në të, qeveria japoneze ka planifikuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes me 2 për qind. Ky është buxheti i tretë radhazi në të cilin qeveria japoneze rrit shpenzimet e saj të mbrojtjes.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se ky buxhet do të kontribuojë për të arritur rimëkëmbjen ekonomike dhe rifituar së bashku shëndetin fiskal.


“Me kalimin e buxhetit aktual suplementar dhe buxhetit për vitin e ardhshëm fiskal 2015, ne shpresojmë se do të duken rezultatet e rimëkëmbjes ekonomike në të gjithë vendin sa më parë që të jetë e mundur”.

Rritja e re e shpenzimeve vjen pasi qeveria rriti taksat e shitjes, një veprim i cili shihet gjerësisht se e ka zhytur ekonominë e vendit në recesion që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar. Megjithatë, qeveria japoneze pret që ekonomia të rritet me 1,5 për qind këtë vit. /Telegrafi/