LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: S`ka arsye për grevë

Mustafa: S`ka arsye për grevë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka arsye që të bëhet grevë nga minatorët e Trepçës për shkak se sipas tij qeveria po punon për më të mirën e këtij kombinati.

Mustafa njëherësh, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesin e minatorëve derisa nuk është përgjigjur se a do t`i vizitojë grevistët.

Këto deklarata, shefi i qeverisë i tha pasi që bëri homazhe tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova në nëntë vjetorin e vdekjes së tij, raporton Klan Kosova.


Për ta kujtuar Rugovën do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në orën 12:00. /Telegrafi/