LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi ta braktisni Kosovën, ja disa informata për koston e jetës në ‘tokën e premtuar’

Dëshironi ta braktisni Kosovën, ja disa informata për koston e jetës në ‘tokën e premtuar’

Një numër i madh i njerëzve ka braktisur vendin tonë në dekadën e fundit – për shkak të situatës së paqëndrueshme ekonomike, luftës apo ndonjë arsye tjetër.

Megjithatë, shumica e njerëzve të cilët kanë braktisur Kosovën nuk kanë informacione të detajuara në lidhje me koston e jetesës në një nga “tokat e premtuara”, transmeton Telegrafi.

Me avancimin e teknologjisë, kryesisht internetit, tani është e mundur që të gjejmë të gjitha informatat në një vend.


Një faqe e internetit, me të vërtetë është shumë e dobishme për t’i marrë këto informacione.

Bëhet fjalë për , ku me vetëm dy klikime ju mund të gjeni se sa është kostoja e jetesës në një nga qytetet botërore në raport me vendin ku jetoni aktualisht.

Mjafton të shkruani emrin e qytetit në të cilën jetoni dhe qytetin ku dëshironi të lëvizni.

Rezultatet që do të ju shfaqen, do të ju tregojnë se për sa për qind është më lirë ose më shtrenjtë akomodimi, ushqimi, blerja e rrobave, shpenzimet e transportit…Jeta

Për shembull, krahasimi mes Prishtinës dhe New York-ut, rezultati i kostos së jetesës në qytetin amerikan është 173 për qind më e lartë se në kryeqytetin e Kosovës.

Megjithatë, është interesante se kostoja e blerjes së rrobave është rreth 26 për qind më e shtrenjtë në qytetin amerikan se në kryeqytetin kosovar. /Telegrafi/