LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Nesër grevë dy orëshe

SBASHK: Nesër grevë dy orëshe

SBASHK-u ka paralajmëruar që nesër në dy orët e para të mësimit para universitar do të mbahet grevë.

Kësaj greve nga ora 10-12 do t’i bashkohet edhe Sindikata e Universitetit të Prishtinës, pasi që ky është orari kur edhe punohet me palë.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, tha se do të vazhdojnë edhe më tutje me veprime sindikale, madje tha se disa nga pikat janë realizuar por se nuk kanë asnjë dokument të nënshkruar. /Telegrafi/