Kryetari i SBASHK-ut me bashkëpunëtorë ka vizituar Shkollën Fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë ku ka konfirmuar se në shumicën e shkollave greva e ftuar nga ta është duke u realizuar.
Ai pohoi se pasdite do t’i kenë raportet e para, duke besuar se të gjitha shkollat do ta përkrahin grevën. “Tani jemi në shkollën ‘Nazim Gafurr’i dhe e pat edhe vet këtu është një atmosferë greve, por edhe nga raportet e para që i morëm rrugës dhe edhe kujdestari që është në selinë e SBASHK-ut, flitet se grevës së sotme dy orëshe i janë përgjigjur pothuajse një qind për qind të shkollave. Ne pasdite do ta kemi raportin e plotë dhe unë besoj se të gjitha shkollat e arsimit para universitar do të jenë në grevë , aq më tepër sot jemi edhe më të fortë sepse nga ora dhjetë deri në ora 12 po fillon me grevën edhe Universiteti , dhe duke parë këtë situatë uroj që Qeveria më në fund të kuptojë se e kemi shumë seriozisht”, tha Jasharaj.
E, kjo nuk është kërkesë e madhe ndaj Qeverisë, madje sipas, Jasharajt, kjo është kërkesë normale që mësimdhënësit të jenë të barabartë me të tjerët.
Ndërsa, Arif Abazi, kryetar i sindikatës së shkollës “Nazim Gafurri”, tha se në këtë shkollë të gjithë mësimdhënësit i janë bashkuar grevës dhe se do ta përkrahin deri në realizimin e kërkesave. “Ne sot jemi në grevë , grevës i janë përgjigjur të gjithë mësimdhënësit në ndërrimin e paradites , po ashtu në takimin e djeshëm jemi dakorduar edhe kemi një marrëveshje që edhe ata të pasdites duhet të mbajnë grevë, kështu që ne jemi të gjithë në grevë …..edhe javën e kaluar kemi mbajtur grevë një orëshe sipas planifikimeve të SBASHK-ut”, pohoi Abazi.
Ndryshe, greva për mësimdhënësit në të gjitha nivelet arsimit para universitar është mbajtur edhe më 14 janar janar të këtij muaji, për shkak të mos plotësimit të kërkesave të arsimtarëve nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit