LAJMI I FUNDIT:

Agani: Sfidë, ndotja e mjedisit nga transporti rrugor

Agani: Sfidë, ndotja e mjedisit nga transporti rrugor

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferid Agani, mori pjesë në Konferencën e II-të ndërkombëtare, “Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore” e organizuar nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit në koordinim me Akademinë e Unionit Ndërkombëtar për transportin rrugor dhe Këshillit Evropian për Sigurinë në Transport.

“Duke konsideruar nivelin e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në pjesën më të madhe të vendit, Siguria në rrugë mbetet ende sfidë e kësaj fushe për të cilën duhet të punojmë me shumë në krijimin e kushteve të një mjedisi të sigurt për pjesëmarrësit në komunikacion”, tha Agani.

Sipas një komunikate për media nga MMPH Agani tha se respektimi i rregullave të komunikacionit, zbatimi i ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe përdorimi i transportit publik si alternativë e lëvizjes mbesin obligim i çdo qytetari të vendit tonë për një kualitet të mirë të jetës.


Për sigurinë në trafik foli edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tregoi hapat konkret që kjo komunë i ka ndërmarrë e të cilët sipas tij kanë rezultuar në parandalimin por edhe zvogëlimin e aksidenteve në kryeqytet. /Telegrafi/