LAJMI I FUNDIT:

Programi i FMN-së me efekte

Programi i FMN-së me efekte

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde ka thënë se programi i lehtësimit sasior në shkallë të gjerë ka filluar të japë efekt.
“Po të shohim luhatjet e monedhave dhe pozicionin që mban monedha e përbashkët europiane aktualisht, nuk mund ta mohojmë se programi i lehtësimit sasior është jo-domethënës”, tha Lagarde.

Efektet e pritshme të këtij programi do të vërehen në muajt në vijim, menjëherë pasi ky plan të implementohet konkretisht. Ekonomitë europiane do të përfitojnë mjaftueshëm nga rritja e normave të inflacionit, gjë që pritet të ndodhë me aplikimin e programit gjerësisht.

Nëpërmjet këtij programi, sipas Lagarde, pritet të përfitojnë edhe ekonomitë në zhvillim, të cilat mbeten jashtë Eurozonës, por që janë të lidhura ngushtë me monedhën e përbashkët europiane. Vendet të cilat importojnë inflacionin nga Eurozona, do të ndihen pozitivisht nga ky program i ri.


Thuajse gjysma e shkëmbimeve tregtare të këtyre vendeve që shkon i përket Eurozonës. Këto deklarata, janë mbështetur edhe nga ish-sekretari amerikan i thesarit, Larry Summers, i cili u shpreh se është totalisht dakord me lehtësimin sasior në shkallë të gjerë.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të Bankës Qendrore Europiane shprehen se plani i Draghit së bashku me atë të investimeve të Komisionit Europian, do të jenë shtylla e rimëkëmbjes ekonomike të një rajoni në vështirësi të theksuara. Bilanci i llogarisë së BQE-së aktualisht regjistrohet në 2 triliardë euro, por pritet të tejkalojë nivelin prej 3 triliardë euro. /Telegrafi/