LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e mbretit saudit, rriten çmimet e naftës

Vdekja e mbretit saudit, rriten çmimet e naftës

Menjëherë pas lajmit për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, çmimi i naftës pësoi rritje në tregun amerikan me 3.1 për qind dhe me 2.6 për qind në Londër.

Arabia Sauditë, eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, në muajin nëntor udhëhoqi vendimin e OPEC-ut për të mos ulur prodhimin, për këtë arsye çmimi i naftës ka pësuar ulje të ndjeshme, por tashmë kjo politikë është vënë në dyshim.

“Vdekja e mbretit Abdullah do të shoqërohet me një pasiguri dhe paqëndrueshmëri të çmimit të naftës në një të ardhme të afërt. Nuk do besoj se do të ketë ndryshime në politikën e Arabisë Saudite, por vdekja e Abdullah vjen në një kohë të vështirë”, ka thënë analisti Neil Beveridge.


Çmimi Brent i naftës, apo çmimi referent global, ka rënë duke arritur në një tjetër rekord të ulët prej 5 vitesh e gjysmë, duke kapur shifra nën 50 dollarë për fuçi. Një çmim i tillë nuk është parë që prej marsit të vitit 2009 dhe vjen pas rënies prej 6 për qind që pësoi edhe gjatë së hënës.

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare, pasi vuante nga pneumonia. Ai është zëvendësuar nga i vëllai Salman, 79 vjeç. /Telegrafi/