Filatelia e Postës së Kosovës ka vënë të premten në qarkullim emisionin e pullave postare ”Qytetet e Kosovës – Gjakova”, ku përmes pamjeve të dy pullave postare sjell bukuritë e këtij qyteti të Republikës së Kosovës.
Sipas një njoftimi të Postës së Kosovës, qyteti i Gjakovës përmban një sërë monumentesh të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, të cilat i japin një frymë të veçantë këtij qyteti.
Emërtimi i qytetitdaton që nga shekulli XV, ndërsa lulëzimi i vërtet i tij fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII.
Nga periudha e lulëzimit të qytetit veçohen monumentet vijuese të trashëgimisë kulturore: Xhamia e Hadumit (1554), Mejtepi, Biblioteka, Hamami, Sahat-Kulla, Medreseja e Madhe, Hani i Vjetër, Kompleksi i Teqës së Madhe, etj.Qytetit ia shtojnë hijeshinë edhe urat lidhëse siç janë Ura e Tabakut, Ura e Taliqit e të tjera.
Komuna e Gjakovës ka 586 kilometra katrorë, qyteti me 84 fshatra.
Tregu i vjetër apo siç njihet me emrin Çarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën. Në të zhvilloheshin artizanatit dhe tregtia, të cilat u shërbenin edhe fshatrave rreth Komunës sëGjakovës, siç ishte zona e Junikutdhe e Malësisë së Gjakovës, në kufirin Kosovë – Shqipëri.
Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit