Menaxheri i përgjithshëm i kombinatit “Trepça”, Ahmet Tmava, ka deklaruar se minatorët nuk e kanë ndërprerë grevën, por e kanë pezulluar atë në mënyrë që t’u japin kohë institucioneve të Kosovës t’i plotësojnë kërkesat e punëtorëve.
Kërkesa të minatorëve janë: që “Trepça” të mos futet në procesin e privatizimit dhe të sqarohet statusi juridik i saj. Tmava ka bërë me dije se, nëse qeveria nuk lëviz asgjë në këtë drejtim, atëherë minatorët do ta vazhdojnë grevën pas një muaji.
Ai ka treguar se letra e kryeministrit Mustafa nuk i ka kënaqur kërkesat e minatorëve dhe se për pronësinë e “Trepçë”-s nuk duhet të ketë negociata me Serbinë. “Pronësinë për ‘Trepçë’-n duhet ta ketë vetëm Qeveria e Kosovës”, ka thënë Tmava për “Epokën e re”. “Greva nuk ndërpritet me asnjë çmim; letra e kryeministrit Mustafa nuk i ka kënaqur kërkesat e minatorëve; për pronësinë e ‘Trepçë’-s nuk duhet të ketë negociata dhe pronësinë duhet ta ketë vetëm Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.
Tmava ka shtuar se minatorët e kanë marrë vendimin për pezullimin e grevës me mund shumë të madh dhe jo me kënaqësi, duke pasur për bazë interesin e madh të qytetarëve dhe të rrethanave të tjera. “Greva pezullohet, por ndërpritet. Pezullimi i grevës është bërë pas afateve kohore që minatorët ua kanë dhënë qeverisë dhe institucioneve për t’i kryer obligimet e tyre. Qeveria e Kosovës duhet të dalë me një vendim, në bazë të të cilit ‘Trepça’ me asnjë procedurë dhe me asnjë vizion nuk do të futet në proces të privatizimit. Qeveria duhet ta sqarojë statusin e ‘Trepçë’-s. Minatorët duhet të njoftohen pas një muaji se është duke u punuar në këtë drejtim dhe kështu ata do të presin maksimum pesë muaj”, ka thënë ai.
Tmava ka sqaruar se, nëse pas një muaji nuk do të ketë rezultate në kërkesat që i kanë bërë minatorët, atëherë menjëherë do të rikthehet greva. “Nëse pas një muaji rikthehen minatorët në grevë, atëherë ata nuk do t’i bartin pasojat, por Qeveria e Kosovës për moskryerje të obligimeve të veta.
Ai ka bërë me dije se nuk kanë pasur kontakte të tjera me Qeverinë e Kosovës. “Nuk kemi pasur ndonjë kontakt me Qeverinë e Kosovës, përveç letrës që e ka dërguar kryeministri në adresë të minatorëve”, ka thënë Tmava. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit